Aktualitet

Tre gjyqtaret që kandidojnë për kryesimin e Gjykatës Kushtetuese

Tre gjyqtaret që kandidojnë për kryesimin e Gjykatës
Semini, Zacaj, Papajorgji

Ka qenë dje dita e fundit e aplikimit për të marrë drejtimin e Gjykatës Kushtetuese. Të trija kandidatet janë gra. Marjana Semini, Fiona Papajorgji, ose Holta Zaçaj do të jenë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht, të trija gjyqtaret janë anëtare të kësaj Gjykate.

Në 15 shkurt, ora 10:00 Semini, Papajorgji dhe Zaçaj do të prezantojnë platformat e tyre përpara komisionit të vlerësimit.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese përbëhet nga:

1. Marsida Xhaferllari, anëtare
2. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
3. Dr. Elsa Toska, anëtare
4. Sonila Bejtja, anëtare
5. Dr. Sandër Beci, anëtar
6. Ilir Toska, anëtar
7. Gent Ibrahimi, anëtar
8. Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare
9. LL.M. Holta Zaçaj, anëtare