Aktualitet

Tre pacientë nga Tirana dhe një nga Vlora humbën jetën! Ministria jep detaje për rastet e reja me Covid

Tre pacientë nga Tirana dhe një nga Vlora humbën jetën!

Katër të infektuar humben jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa u konfirmuan 127 raste të reja me Covid. Ndërkohë janë shëruar nga virusi i rëndë 103 të infektuar.

Katër pacientët që humbën jetën vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese. Viktimat janë një 65-vjeçar nga Vlora dhe qytetarë nga Tirana, një 75-vjeçar, një 76-vjeçar dhe një 59-vjeçar.

Tre pacientë nga Tirana dhe një nga Vlora humbën jetën!

"Janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki : 75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar", njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)

Testime totale 87198
Raste pozitive 13518
Raste të shëruara 7732
Raste Aktive 5402
Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 594
Shkodër 395
Elbasan 309
Lezhë 308
Korçë 255
Fier 243
Vlorë 197
Kukës 150
Berat 111
Dibër 107
Gjirokastër 75