Aktualitet

Tre persona grabisin me armë pushuesin nga Zvicra tek ‘Shkëmbi i Kavajës’

Tre persona grabisin me armë pushuesin nga Zvicra tek ‘Shkëmbi i

Tre persona u arrestuan pasi nën kërcënimin e armës, grabitën automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë dy prej të arrestuarve ishin me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe në fushën e vjedhjes së pronës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një marketi tek Shkëmbi i Kavajës, ku pushuesit B. F., 33 vjeç iu grabit automjeti tip “Audi Q5”  ndërsa gjatë operacionit u bllokua mjeti i vjedhur.

Të arrestuarit:

Tre persona grabisin me armë pushuesin nga Zvicra tek ‘Shkëmbi i

K.R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P. dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D.

H.S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve u arrestua dhe shtetasi G. D., 42 vjeç, banues në Durrës.

Si ndodhi ngjarja:

H. S. dhe K. R. dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip “Audi Q5” dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit  G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte Policia.

Dy shtetasit, për t’i shpëtuar Policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes të kryer nga shërbimet e Policisë.