Aktualitet

Tre pikat kryesore të intervistës së kryeministrit Rama për TV francez

Tre pikat kryesore të intervistës së kryeministrit Rama për

Kryeministri Rama ka publikuar sot një intervistë të dhënë për televizionin francez “France 24”. Intervista është realizuar pas zhvillimeve të Samitit të Brukselit.

Tre pikat kryesore të intervistës i gjeni më poshtë:

Pika e Parë: Rama pro idesë së Macron për Ballkanin

“Unë kam nderin, privilegjin, që të mund të flas me të sepse kemi një marrëdhënie të mirë dhe nuk është sekret që kam shumë respekt për të dhe mund t’ju them se kjo ide është e duhura, kjo është ajo çfarë duhet në këtë moment, sepse nuk mund të themi zgjerim, zgjerim, zgjerim dhe veçse për zgjerim apo për t’u zgjeruar nuk flitet. Ne duhet të krijojmë një komunitet politik, ku tamam siç është thënë më parë, të gjitha vendet të ndihen pjesë e së njëjtës familje, të gjitha vendet e Evropës që natyrisht përfaqësojnë Evropën demokratike ose që aspirojnë demokracinë jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe pastaj ka kate të ndryshme, dhe të paktën kur bëhet fjalë për t’u bashkuar në dhomën e madhe të debateve të mëdha, ne jemi bashkë, sepse nuk mund të jetojmë në një Evropë ku ka një rajon si Ballkani i rrethuar nga kufijtë evropianë, është i vetmi realitet gjeografik, me sa di unë, në historinë e botës, i cili ka një kufi të jashtëm dhe një kufi të brendshëm dhe atëherë kur ka një pandemi ne nuk jemi pjesë e shpërndarjes së vaksinës dhe pastaj duhet të vrapojmë në Kinë, në Rusi, në Turqi dhe për shembull, nëse Turqia nuk do ta kishte ndihmuar Shqipërinë në atë kohë, do të kishim vdekje të panumërta. Kjo është një ide shumë e mirë, nuk është hera e parë që një president francez hedh ide të tilla, edhe Nicolas Sarkozy foli për qarqe, nuk është sekret që Franca nuk është një vend shumë entuziast për zgjerimin, te kërkosh në Francë një konsensus për zgjerim është si të kërkosh arin në shkretëtirën e Arabisë Saudite, por nga ana tjetër ka shumë kuptim”, tha Rama për idenë e Macron për të mundësuar pjesëmarrjen në mbledhjet e BE-së të disa shteteve, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por pa të drejtë vote.

Pika e dytë: 700 milionët e shpenzuar nga BE në Ballkan dhe vendet kanë bërë shumë pak përparim. A është Ballkani i pareformueshëm? - E pyet Ramën gazetarja

“Së pari, për sa i përket kësaj çështjeje, Shqipëria është në pararojë të vendeve të rajonit. Ne vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi, që është konsideruar nga të gjithë si një model. Po ju jap një shembull: nëse ju do të pyesnit këdo në Shqiperi para 3 apo 4 vitesh, nëse ky apo ai mund të imagjinonte një ditë gjatë jetës së tij një person me pushtet politik para një gjykatësi, para drejtësisë apo në burg (siç është rasti i ish-kryeministrit) ju do ta kuptonit. Sot nuk ka vetëm një rast, por disa raste”, tha Rama.

Pika e Tretë: Gazetarja e pyet në lidhje me skandalet dhe njollat e qeverisë me ish ministrat në burg dhe të akuzuar, Rama thotë se nuk është njollë, por shenjë që po funksionon drejtësia.

“Bëhet fjalë për një vullnet, vullnetin tonë. Ne kemi marrë përsipër sfidën e madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe e kemi thënë. Nuk e reformojmë për të thënë tanët janë të paprekshëm e tuajët janë të dënueshëm. Kjo reformë është për të gjithë. Për këtë arsye në Shqiperi ka sot një sistem drejtësie që ka nisur të bëjë hetime, por nuk është ende ne standardet e një vendi të BE-së, siç është Franca. Ka një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo”, tha Rama.

Intervista: