Aktualitet

Tre skenarët e mbylljes së porocesit të vaksinimit anti-Covid për shqiptarët: Më i afërti në 14 muaj

Tre skenarët e mbylljes së porocesit të vaksinimit anti-Covid

Qeveria dhe ministria e Shëndetësisë kanë tre skenarë të procesit të vaksinimit të të gjithë popullit shqiptar. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi se skenari më i largët për të arritur procesin e vaksinimit në rang kombëtar është pas 22 muajsh. Ndërsa më i afërti në 14 muaj. Manastirliu tha se deri më tani kemi siguruar vaksinimin për 800 mijë qytetarë: 'Është kontraktuale'.

Pjesë nga intervista në Opinion:

-Deri më 1 maj sa shqiptar do jenë vaksinuar?

Kemi nisur me mjekët infermierët, të moshuarit në qendrat rezidenciale, dhe të moshuarit plut 75 vjeç duke i nënkategorizuar. Këto janë në 6 muajt e parë. Kemi skenarët e vaksinave në dispozicion. Kemi tre skenarë, në atë më ambiciozin, është vaksinimi i popullatës në 14 muaj. Që i bie nga marsi i 2022, skenari i dytë 18 muaj, dhe skenari i tretë deri në 22 muaj.

Kur do fillojë vaksinimi masiv? Sipas të dhënave thuhet deri tani që do vijnë 20 mijë doza dhe të tjerat nga fundi i vitit, me 20 mijë nuk vaksinon dot më shumë se 10 mijë njerëz. Sa doza pritet të vijnë dhe kur?

Janë 500 mijë doza vaksine të kontraktuara përmes kontratës së Pfizer, që kanë kalendarin e lëvrimit, mbi 10 mijë në fund të janarit, 30 mijë dozat e dyta brenda shkurtit dhe me serinë e dozave sipas kalendarit të vaksinimit, ndërkohë që janë 1 milion e 200 mijë doza përmes Covax që kanë kalendar lëvrimi pritet në fund të muajit shkurt, ende nuk është përcaktuar shuma se punohet për të ndarë në gjithë shtetet që kanë financuar. Kemi parapaguar me 4 milionë euro me Covax. Sigurimi i dozës fillon në shkurt pastaj në mars e muajt të tjerë fillon Covax. Jemi ne negociata me Astra Zeneca. Dhe jemi edhe në negociata për Moderna-n. Ne deri më tani kemi siguruar vaksinimin për 800 mijë qytetarë. Është kontraktuale.

Vaksinat kineze, ruse? Do përdoren?

Ka tre momente të cilat garantojnë që kjo vaksiën të jetë e sigrut, marrja e miratimit nga EMA, nga EVBA, apo e listatua nga OBSH për përdorim emergjent. Është një nga kushtet që kemi vendosur. ( Ministrja nënkupton se nuk ka marrëveshje me vaksinat ruse dhe kineze).

*Tiranapost.al.