Aktualitet

Tre të arrestuar tek Trauma! Dy mjekë dhe një infermiere

Tre të arrestuar tek Trauma! Dy mjekë dhe një infermiere

Policia ka arrestuar ditën e sotme te Trauma dy mjekë edhe një infermiere. Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Tiranës mësohet se të tre merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerëve.

Të arrestuarit janë F.M., me profesion mjek reanimator; K.B. me detyrë infermiere; dhe S.B., me detyrë mjeke.

Njoftimi i Prokurorisë:

Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë. Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën dtejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.

Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me detyrë infermiere; dhe

S.B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.