Aktualitet

Tre të dënuarit në Tiranë që duhet të deklarojnë pasurinë për 48 orë

Tre të dënuarit në Tiranë që duhet të

OFL u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim pasurie 3 të dënuarve për vjedhje, gjobvënie dhe vepra të tjera penale.

Ata janë: Dorian Leçi, Taulant Neçaj dhe Maliq Ibrahimaj, të tre banues në Tiranë. 

Dorian Leç, i dënuar për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim.

Taulant Neçaj është i dënuar për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe shkatërrim prone.

Ndërsa Maliq Ibrahimaj është i dënuar për vjedhje me armë e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

OFL u bën thirrje këtyre tre personave që brenda 48 orësh të përgjigjen me shkrim ndaj të gjitha pyetjeve, dhe më pas këto pëegjigje vetëdeklarimi në lidhje me pasurinë do i dërgohet SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Njoftimin e plotë nga OFL e gjeni si më poshtë:

OFL, 21 maj

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- D. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

- T. N., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, “Kundërshtim i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Shkatërrim prone”;

- M. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.