Aktualitet

Tregtarët e Belshit dalin në protestë: Tregu i ri, shumë larg qendrës së banuar

Tregtarët e Belshit dalin në protestë: Tregu i ri, shumë
Foto nga protestat e kaluara

Tregtarët e Belshit kanë protestuar sërish këtë të shtunë, 21 shtator, duke kundërshtuar pozicionimin e tregut larg qendrës së qytetit

Tregu i ri është vendosur në fshatin Marinëz, rreth 5 km larg Belshit.

Ata nuk pranojnë ta çojnë mallin në tregun e ri, të ndërtuar nga bashkia, pasi është larg zonës së banuar dhe nuk aksesohet lehtësisht nga blerësit.

Në protestën e sotme kishte dhe përfaqësues nga Partia Demokratike.