Aktualitet

Tregtonin perime nga Shqipëria dhe shkruanin ‘produkt italian’. Zbulohet mashtrimi nga Guardia di Finanza

Tregtonin perime nga Shqipëria dhe shkruanin ‘produkt italian’.

20 tonë perime nga Shqipëria, por me etiketën e rreme se ishin prodhuar në Itali, u sekuestruan sot nga Guardia di Finanza.

Malli ishte vendosur brenda kutive prej kartoni në të cilat ishin shkruar “produkt me origjinë italiane”, që synonin të mashtronin konsumatorin për origjinën e mallit.

Produktet ishin domate, patëllxhanë dhe speca, që u gjetën gjatë inspektimit të një kamioni të drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Media italiane shkruan se, rasti për akuzën e mashtrimit u raportua te prokurori publik në Trani, ndërsa mallrat, me cilësi të mirë, me urdhër të të njëjtit autoritet gjyqësor, iu dhanë institucioneve të bamirësisë të provincave të Bari- dhe Barletta.