Aktualitet

Vritet një 23 vjeçar në Elbasan

Vritet një 23 vjeçar në Elbasan

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një djalë 23 vjeç me emrin Regis Runaj është goditur për vdekje me thikë si dhe qëlluar me armë. Pasi është vrarë trupi i tij është hedhur pranë varrezave.

Policia e ka identifikuar autorin dhe ka rrethuar zonën për ta kapur. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, bashkë me drejtorin e qarkut të Elbasanit.

Vritet një 23 vjeçar në Elbasan

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu" ndërsa motivi mbetet i paqartë. Hetimet janë fokusuar tek e shkuara e tij pasi rezulton se ai ka pasur lidhje të ngushta me Emiljano Ramazanin, 39 vjeçarin i cili u ekzekutua një javë më parë në Elbasan. Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar vëllezërit Seit dhe Ymer Manhasa, të dyshuar si personat që siguruan makinën e ekzekutorëve.

Vritet një 23 vjeçar në Elbasan