Aktualitet

Trump e bën fakt të kryer. Fut Kanadanë në hartën e SHBA-së

Trump e bën fakt të kryer. Fut Kanadanë në hartën e

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka shpërndarë një hartë të Shteteve të Bashkuara, duke treguar të gjithë Kanadanë si pjesë të vendit. Trump e postoi hartën në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.

Në javët e fundit, Trump ka sugjeruar vazhdimisht në mediat sociale se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së Ai madje përdori njoftimin e kryeministrit kanadez Justin Trudeau për dorëheqjen si një mundësi për të përsëritur qëndrimin e tij për aneksimin e Kanadasë.

Të martën, Trump refuzoi të përjashtonte përdorimin e "forcës ekonomike" për të aneksuar Kanadanë.

Trump ka shprehur gjithashtu interes për ishullin e Groenlandës dhe për të marrë kontrollin e Kanalit të Panamasë. Përveç kësaj, ai propozoi riemërimin e Gjirit të Meksikës në "Gjiri i Amerikës".