Aktualitet

Trump mban fjalim pas videos së çiftit: S`jam fans i Meghan Markle, kurse Harry-t i uroj fat, se do t`i duhet

Trump mban fjalim pas videos së çiftit: S`jam fans i Meghan Markle,

“Nëse nuk votoni do jeni përgjegjës për kaosin e vendit dhe mungesën e ndryshmit”, thoshin Harry dhe Meghan në një video drejtuar amerikanëve, duke lënë të kuptohej se janë mbështetës të Joe Biden.

Trump nuk i ka lënë pa përgjigjie. Gjatë një konference të mbajtur orët e fundit ai tha: "S`jam fans i Meghan Markle. Harry-t i uroj fat se do i duhet”.

Videoja e çiftit mbretëror nxiti disa njerëz t`i sulmonin sërish në rrjet. Një pjesë si mbështetës të Trump, kurse një pjesë tjetër u përkiste atyre të zhgënjyerve pse çifti u largua nga familja.

“Po ata janë mbretërorë, nuk u lejohet të votojnë as në Angli, ç`punë kanë që flasin për zgjedhjet këtu”.

“Mirë Meghan, po Harry s`ka as të drejtë vote”, shkruanin disa prej tyre.

*Burimi Sky News