Aktualitet

Turistët e parë që vijnë me charter në Shqipëri nga 12 qershori

Turistët e parë që vijnë me charter në Shqipëri

Linja ajrore kombëtare nga Bjellorusia, ‘Belavia’ do të nisë me datë 12 qershor fluturimet e para me charter drejt Shqipërisë.

Lajmin e ka dhënë kompania e linjës ajrore në një postim në Facebook, ku tregon se me këtë linjë do të operohen fluturimet dy herë në javë, për të martë dhe të premte.

Janë turistët të cilët do të vijnë për të vizituar Shqipërinë.

Në njoftimin në Facebook thuhet se:

‘Miq, kemi një lajm të shkëlqyer. Nga 12 qershori fillon programi charter në Shqipëri!  Nisjet 2 herë në javë, të Martën dhe të Premten. Të gjitha detajet jepen me operatorët turistikë’.

Turistët e parë që vijnë me charter në Shqipëri

Ndërkaq, pak ditë më parë edhe Austria Airlines ka njoftuar se do të fillojë fluturimet nga 15 qershori dhe do të operojë 4 herë në javë.