Aktualitet

Turistët e vaksinuar do të mund të vizitojnë sërish vendet e BE

Turistët e vaksinuar do të mund të vizitojnë sërish

Bashkimi Europian e vuajti shumë ekonomikisht dhe veçanërisht në sektorin e turizmit pamundësinë e shtetasve të vendeve jashtë Unionit që të vizitojnë bllokun. Por, me avancimin e fushatave të vaksinimit në SHBA dhe në shtete të tjera brenda dhe jashtë kontinentit europian, Brukseli ka bërë gati projektligjin për të lejuar qarkullimin e lirë të të gjithë atyre qytetarëve që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Kjo do të mundësohet nga publikimi i një aplikacioni dixhital që do të shërbejë si “pasaportë vaksinimi” për të gjithë qytetarët në botë të cilët janë vaksinuar nga burime zyrtare. Pritet që aplikacioni i cili do të jetë në gjuhën angleze dhe do të njihet në të gjitha vendet.

Kjo do të thotë se edhe shtetasit shqiptarë, të cilët që prej fillimit të pandemisë e kishin të vështirë të udhëtonin në pjesën më të madhe të vendeve të BE pa pasur lejë qëndrimi në shtetin destinacion, do të mund të lëvizin lirisht pasi të kenë marrë dy dozat e vaksinave anti-COVID.

Sipas informacioneve që vijnë nga qeveria shqiptare vaksinimi masiv i popullsisë për të gjitha moshat pritet të fillojë brenda muajit Maj, falë mbërritjes së 1 milion vaksinave Sinovax.

Tiranapost.al