Aktualitet

Turistët gjermanë mrekullohen nga Syri i Kaltër, por kanë edhe një shqetësim

Turistët gjermanë mrekullohen nga Syri i Kaltër, por kanë

Konsiderohet një nga mrekullitë e natyrës në Shqipëri. E kush nuk ka qenë qoftë edhe një herë tek Syri i Kaltër. Por ajo që shqetëson vizitorët dhe turistët që vijnë nga jashtë posaçërisht për ta parë nga afër, është rruga që amortizuar.

Janë 2 kilometër rrugë për të shkuar deri tek burimi i Syrit të Kaltër ku është e vështirë të kalojë makina dhe duhet ta bësh në këmbë. 

Për ABC News një turist nga Gjermania ka treguar se kishte dëgjuar për Syrin e Kaltër, vendosi të vinte, por motorrin e la dikur dhe eci në këmbë.

 “Është një mrekulli, kam udhëtuar nga Gjermania. Kam dëgjuar nga njerëz në Itali që nëse shkon në Shqipëri duhet të vizitosh patjetër këtë pikë të mrekullueshme turistike. E kam lënë Harly Davisonin tim edhe gati 8 minuta eca me këmbë sepse rruga është e shkatërruar”, shprehet ai.

Një tjetër turist tha:

‘Rruga ishte pak e rrezikshme për shkak të gropave edhe mu desh ti jepja makinës shumë ngadalë. E kuptoj që jemi në mes të natyrës, por gjithsesi rruga duhet të ishte më e mirë. Ne gjithë Shqipërinë rrugët nuk kanë kualitetit kështu që nuk u surprizova shumë’.

Syri i Kaltër ndodhet në fshatin Muzinë shumë pranë rrugës nacionale Gjirokastër-Delvinë. Burimi ujor vjen nga Mali i Gjerë dhe arrin një thellësi prej 45 metrash. Port ë tjerë e njohin edhe si burimi i Bistricës.

Emri Syri i Kaltër mendohet të jetë vënë nga një inxhinier në vitin 1950, pasi uji i kujtonte ngjyrën e syve të së dashurës së tij.

Turistët gjermanë mrekullohen nga Syri i Kaltër, por kanë

Turistët gjermanë mrekullohen nga Syri i Kaltër, por kanë

Turistët gjermanë mrekullohen nga Syri i Kaltër, por kanë