Aktualitet

Turneu FIFA World Cup/ Rama merr dhuratën simbolike nga FIFA

Turneu FIFA World Cup/ Rama merr dhuratën simbolike nga FIFA

Kupa e Botës është është prezantuar ditën e sotme në Tiranë, si pjesë e turit traditë në 51 vende të botës, në prag të nisjes së kampionatit botëror të futbollit, që do të mbahet në nëntor në Katar.

Në këtë event ishte i pranishëm edhe ish-mesfushori kampion bote me Brazilin, Gilberto Silva, i cili është ambasador i kupës, që vlerësohet në rreth 20 milionë dollarë.

Gjatë ceremonisë, kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë simbolike nga Fifa, një mini-kupë bote.

Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer edhe batutat.

“E kanë sjellë sipas gjatësisë. Kjo do të mbahet me krenari këtu në muzeun e dhurata në zyrën e kryeministrit, kjo është Kupa e tretë”, tha Rama.

Më tej kryeministri u shpreh: “Ndërkohë që po flisja me Erjonin pak më parë. Këto janë ditë të veçanta për doganat shqiptare, se kanë çdoganuar dy kupa në një periudhë të shkurtër. Janë nga ato halle që do të donim ti kishim më të shumta në të ardhmen. Shpresoj që sa më shumë futbolldashës të kenë mundësi ta vizitojnë. I bëj thirrje Gardës që të lejojnë vizitorët, edhe nëse do të jenë më të shumtë në numër. Kupa do te qëndroj vetëm 5 orë, uroj që sa më shumë futboll dashës të kenë mundësi që ta vizitojnë sot këtë mjedis të hapur të kryeministrisë për të parë kupën, këtu është edhe Lorik Cana, unë nuk e di kush është kapiteni I kombëtares sot dhe kjo është përgjegjësi e Lorikut, se ato që vijnë pas janë si zv. Kapiten.Po merremi me kupat e të tjerëve, po mbase vjen dita që një kupë ta fitojmë dhe ne”.