Aktualitet

'Turp që BE nuk liberalizon vizat për Kosovën, po mban peng një popull'

'Turp që BE nuk liberalizon vizat për Kosovën, po mban peng

Këtë tha kryeministri Rama në konferencë, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. Gjatë fjalës së tij Rama ishte i drejtpërdrejtë duke thënë se Kosova i ka përmbushur kushtet, por BE vijon të mos i liberalizojë vizat. Edi Rama  tha se arsyeja gjendet tek politika e brendshme e vendeve të BE-së dhe  kalkulimet elektorale.

"Ne nuk marrim vendime Kosovën, ne nuk flasim në emër të Kosovës, por për Kosovën. Është një turp për BE-në që sot mban peng një popull, i vetmi i marrë peng në kontitentin tonë, që ndalohet të lëvizë lirisht. Si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësojë cdo shtet para se të marrë liberalizimin e vizave. E dimë shumë mirë arsyen, nuk gjendet në Kosovë, apo ndonjë paaftësi të Kosovës për të përmbushur detyrimet, ato janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE, arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së, vendeve të ndryshme, që gjithmonë e më shumë kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrueshmërinë elektorale të forcave qeverisëse, ky nuk është turp, turpi është që Kosova nuk lëviz e lirë".