Aktualitet

Turqia 42 milionë euro për rindërtimin, Erdogan: Si vëllai për vëllanë

Turqia 42 milionë euro për rindërtimin, Erdogan: Si vëllai

Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama morën pjesë në një ceremoni ku përuruan banesat e rindërtuara nga donacionet turke.

Erdogan gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e zhvilluar tha që shteti i Turqisë u mobilizua me të gjitha mundësitë që kishte për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi vëllai qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, jo kur thërritet.

“Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është i yni. Duke qenë popull i një vendi që shumë herë më para ka përjetuar lëndime të njëjta, tërmetet e shtatorit dhe nëntorit na lënduan shumë. Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin u vumë menjëherë në lëvizje. Ne si shtet u mobilizuam me të gjitha mundësitë tona për t’ju ndihmuar.

Siç tha më parë edhe vëllai im Edi Rama në fjalën e tij, vëllai qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, jo kur thërritet.

Pas tërmetit ne dërguam menjëherë në Shqipëri të gjitha paisjet e nejvoshme për ndihmë. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me mikun time Edi Ramën, ndoqëm nga afër të gjitha punimet.

Unë personalisht jam aktivizuar, dhe së bashku morëm iniciativa për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë. Fakti që Turqia ishte një nga shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë është dëshmi e qartë e bashkëpunimit mes nesh.

Për të lehtësuar sa më pak dhimbjen e të prekurve nga tërmeti firmosëm memorandum mirëkuptimi me kryeministrin Rama që të rindërtoheshin nga e para banesat e dëmtuara.

Në korrik 2020 sapo u firmos memorandumi filluam punimet, edhe pse u përhap koronaviruesi.

Tani po ua dorëzojmë këto banesa të cilat janë 522 njësi banimi dhe kanë kushtuar 42 milionë euro.

Dua të uroj të gjithë familjarët t’i gëzojnë shtëpitë. Falënderoj Zotin që edhe pse Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi natyrore gjatë kësaj periudhe si zjarre e tërmete, arritëm t’ju ndihmojmë.

Ajo që dua të theksoj është parim-besimi që shenja e vëllazërisë nuk është të vish kur të thërrasin, por të vish kur vëllai ka nevojë. Prandaj ne do vazhdojmë t’ju qëndrojmë pranë.

Si produkt i këtij solidariteti të fortë kemi spitalin Turqi-Shqipëri, spitalin rajonel të Fierit që u ndërtua brenda 68 ditëve. Këtë spital e quajtëm spitali i miqësisë Turqi-Shqipëri.” tha presidenti Erdogan.

Turqia 42 milionë euro për rindërtimin, Erdogan: Si vëllai

Pas mbylljes së ceremonisë dhe dorëzimit të çelsave të 4 shtëpive të rindërtuara qytetarëve të Laçit, u përurua edhe një shesh i cili mban emrin “Erdogan”.