Aktualitet

Akuza për ngacmim seksual ndaj të miturit, 66 vjeçari: Ishte lidhje me pëlqimin e të dyve

Akuza për ngacmim seksual ndaj të miturit, 66 vjeçari: Ishte

Gjykata e Beratit ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Romeo Oçon.

66-vjeçari i arrestuar për “ngacmim seksual” ndaj një 16-vjeçari ka deklaruar në seancën gjyqësore se ishte në një lidhje 3-vjeçare me të miturin.

Ai u arrestua nën akuzën e “ngacmimit seksual” ndaj një 16-vjeçarit, pas denoncimit të këtij të fundit. I mituri ka rrëfyer në polici historinë disamujore të abuzimit nga 66-vjeçari, i cili rezulton komshi i të miturit.

Oço ka thënë para trupit gjykues se ka qenë i pirë dhe se marrëdhënia me 16-vjeçarin ishte me pëlqimin e të dyve.