Aktualitet

U arrestua një mjek që kishte rrjepur dynjanë! Rama: Është e qartë se kush e mbështet dhe kush e pengon drejtësinë!

U arrestua një mjek që kishte rrjepur dynjanë! Rama:

Nga Berati, kryeministri Rama shprehu bindjen se Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e para. Ai u ndal tek rasti i gjyqtares Enkeleda Hoxha, kirurgut Edvin Prift por dhe çmimin që mori ish keu i KED dhe gjyqëtari Ardian Dvorani që u shpall kampion i Anti korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Rama ndonëse nuk e përmendi në emër, tha se është e qartë se kush e pengo n drejtësinë, me gjasë e kishte për presidentin Ilir Meta.

"Ka pasur një entuziazëm shumë të madh që solli një mbështetje mbarë popullore dhe fokusi te vettingu, njerëzit me të drejtë kishin entuziazëm se do pastrohej sistemi, por nuk kuptonin që Vettingu është hedhja e bazave, pastrimi, por nuk është gjykatë që dënon gjykatësit apo prokurorët e korruptuar, nga pastrimi çlirohet sistemi nga llumi i madh, por nuk është se u hoqën disa dhe u arrestuan të korruptuarin, do kohën e vet. Vettingu filloi, po më shkruajnë mua s'ke arrestuar filanin, fistekun, por ne nuk jemi në të kaluarën, s'bëjmë arrestime me vendim qeveria apo parlamenti, e aq më pak që unë të bëj kryeprokurorin, ama nëse e shikojmë sot disa shenja janë dhënë, u arrestua një gjyqtare me një grup rreth saj që kishte marrë vendime të tmerrshme, deri dje kjo nuk ndodhte, sot po. U arrestua një mjek që kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte, dhe ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e politikës me vendimin për të vlerësuar me çmimin e veçantë të SHBA të gjyqtarit, që dihet se me kë është përplasur, është shumë domethënëse.Nëse sot themi a kemi drejtësinë që duhet, jo, por cila është pyetja që duhet të bëjmë, është a kemi hedhur bazat, po dhe duhet bërë me durim të madh me drejtësinë e re. Qeveria, ka në dorë ta mbështesë ose ta pengojë dhe kush mund ta mbështesë drejtësinë, kjo është shumë e qartë ashtu sikurse është e qartë se kush e pengon".

*Tiranapost.al.