Aktualitet

Fredi Beleri, kryetari i Himarës do të gjykohet në burg! Vendimin e mori sot gjykata

Fredi Beleri, kryetari i Himarës do të gjykohet në burg! Vendimin

Fituesi i zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë Fredi Beleri është transferuar nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë. Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor. Ndërsa sot doli para Gjykatës së Posaçme, e cila pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi ta lërë në burg së bashku me mikun e tij Pandeli Kokaveshi, për të cilin seanca u zhvillua në mungesë.

Avokatët kërkuan ndryshim të masës së sigurisë por gjyqtarja e çështjes që u tërhoq për rreth 25 minuta, vendosi që të dy të arrestuarit të qëndrojnë në burg. Avokati tha se do t’i drejtohen Apelit të GJKKO për të ndryshuar vendimin.