Aktualitet

U dëmtuan nga tërmeti/ Javën tjetër nis ndërtimi i shtëpive individuale

U dëmtuan nga tërmeti/ Javën tjetër nis ndërtimi i

Ndërtimi i shtëpive individuale në të gjithë vendin do të fillojë nga java që vjen. Bëhet fjalë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti fatal i 26 nëntorit  dhe lajmi u bë me dije edhe nga ministri Ahmetaj sot, pas deklaratës dje të kryeministrit Rama.

Nga ambientet e një shkolle që ka nisur të ndërtohet në Vorë, ku kishte shkuar për inspektim, ministri Ahmetaj tha:

 “Do të vazhdojmë ta bëjmë së bashku në të gjithë zonën e dëmtuar këtë tur për qytetarët, qoftë me shkollat, qoftë me shtëpitë individuale që ndërtimi fillon që javën që vjen, qoftë me infrastrukturën, qoftë me banesat kolektive”.

Shkolla që po ndërtohet në Vorë është shkollë 9-vjeçare. Projekti parashikon një vlerë prej 145 milionë lekësh , do të jetë tre kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Me 8 klasa dhe 3 laboratorë, dhe me ambiente të tjera si palestër. Shkolla është projektuar të përshtatet edhe për nxënësit me aftësi të kufizuara pasi do ketë ashensor. Ministri Ahmetaj tha se shkolla do të përfundojë në fund të vitit ku do të mirëpresë 216 nxënës.