Aktualitet

U denoncuan nga banorët, shoqërohen në polici pronarët e dy lokaleve në ish-Bllok

U denoncuan nga banorët, shoqërohen në polici pronarët e dy

Dy pronarë të lokaleve në Tiranë u shoqëruan nga policia për prishje të qetësisë publike.

Sipas njoftimit të policisë, janë proceduar pronarët e dy subjekteve të ndryshme, . S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, se në lokalet e tyre kishte muzikë me zë të lartë pas orarit të lejuar të mesnatës.

Denoncimi është bërë nga banorët e pallateve, në numrin e telefonit të policisë.

Ndërkohë për shkak se kishte edhe shkelje të aktit normativ për koronavirusin lidhur me protokollin mbrojtës, subjekti në pronësi të D. S u vendos gjobë në masën 1 milion lekë të reja.