Aktualitet

U duk sikur ia hodhëm virusit, Rakacolli: Këtu qëndron problemi

U duk sikur ia hodhëm virusit, Rakacolli: Këtu qëndron problemi

Ditët e para pas daljes nga karantina, në Shqipëri pati shumë pak raste me koronavirus, por tani numri vijon të jetë i lartë. Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli thotë se rritja e numrit të të infektuarve pritej, edhe pse jo në këtë masë dhe se problemi qëndron pikërisht tek ajo që tha Rudina Magjistari: U duk sikur ia hodhëm virusit por tani sikur ka filluar nga para.

Në emisionin e Rudinës, Rakacolli tha:

Kjo është e vërtetë dhe këtu qëndron problemi sepse pati ditë me vetëm katër raste të reja në ditë, pati edhe me një rast të vetëm dhe për në bëri çudi, gjithkush mendoi se ky infeksion mbaroi, se jemi të lirë tani ti kthehemi jetës por problemi është se do dy javë inkubacion për shfaqjen e simptomave dhe sjellja disi e papërgjegjshme ndikoi dhe pastaj jemi në këto shifra.

A mund të themi se ka nisur një valë e dytë?

Rakacolli: Nuk quhet valë e dytë është vazhdimësi, nuk ishte parashikuar me kaq shpejtësi. Shpejtësia na shqetëson më shumë sesa numri në total për shkak të përballimit. Sistemi ynë është në gjendje ti përballojë pa u vënë në kolaps apo stres shndetësor. Nëse do vazhdojmë me këtë qasje në të ardhmen duhet të mendojmë mirë si do shkojë situata. Kam vënë re që këtë javë janë shtuar njerëzit që mbajnë maska dhe po respektojnë më shumë distancën fizike. Çdo ditë bëhet më e qartë se çfarë po ndodh edhe qëndrimet fillojnë e qartësohen.

Sot u konfirmuan 82 raste të reja me koronavirus. 

Situata aktuale në Shqipëri është kjo: 

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)
Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093
Raste pozitive 3188
Raste të shëruara 1832
Raste Aktive 1273
Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 509
Durrës 215
Shkodër 173
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 41
Elbasan 33
Korçë 32
Kukës 32
Berat 24
Gjirokastër 17
Dibër 17