Aktualitet

U kthye nga Greqia/ 23-vjeçarja nga Gjirokastra konfirmohet si e infektuar me variantin “delta” të COVID

U kthye nga Greqia/ 23-vjeçarja nga Gjirokastra konfirmohet si e

Një studente 23-vjeçarja nga Gjirokastra e cila sapo ishte kthyer nga pushimet në Greqi, është konfirmuar me variantin “delta” të koronavirusit, i cili është përhapur së tepërmi në shtetin fqinj.

Infektimi është evidentuar, pasi e reja ka kryer testin teksa vuante nga simptoma të lehta të koronavisur. Sipas raportimeve të deritanishme, e reja nuk është e vaksinuar teksa ka qenë studente në Norvegji, një shtet që ende nuk e ka filluar procesin e imunizimit për të rinjtë.

Ndërkohë, familjarët e saj janë testuar dhe asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. E reja ndodhet nën monitorimin e specialistëve.

Tiranapost.al