Aktualitet

U mundua të fshehë 1 miliard lekë pasuri të paligjshme, publikohet vendimi pse u shkarkua gjyqtarja Fatmira Hajdari

U mundua të fshehë 1 miliard lekë pasuri të paligjshme,

Fatmira Hajdari, e veja e politikanit të ndjerë Azem Hajdari dhe nëna e deputetes demokrate Rudina Hajdari, u shkarkua nga detyra e saj si gjyqtare e Apelit më 18 qershor, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Arsyeja lidhej me parregullsi në pasurinë e saj, ndërsa në vendimin që është publikuar sot për mediat, shkruhet se ish-gjyqtarja ka tentuar të fshehë rreth 1 miliard lekë pasuri.

U mundua të fshehë 1 miliard lekë pasuri të paligjshme,

Sipas vendimit të KPK, Hajdari nuk e ka deklaruar plotësisht pasurinë, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm, nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e pasurive, si dhe ka bërë përpjekje për të fshehur një pjesë të pasurisë.

Gjithashtu, deri në vitin 2003, kur ka nisur për herë të parë të deklarojë pasurinë, ka mungesë të ardhurash të ligjshme për blerjen e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve në vlerën 18 milionë lekë. Ndërsa për periudhën 2003-2016, nuk justifikon shpenzimet me vlerë 80 milionë lekë. Sipas KPK, në total, Fatmira Hajdari nuk justifikon rreth 1 miliard lekë të vjetra ose 948 mijë paund.

Hajdari u përlot në seancën e kaluar të KPK ku tha se jeton ende në shtëpinë që i la Azemi.

Ndër të tjera, gjyqtarja u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndihmuar me një kredi 25 milionë lekë të vjetra, pasi pa shtëpinë e amortizuar.

Çfarë u gjet gjatë Vettingut:

U mundua të fshehë 1 miliard lekë pasuri të paligjshme,

KPK konstatoi se Hajdari nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015 dhe fillimin e punimeve të investimit në një godinë 5 katëshe.

Sipas KPK, rezulton se ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vettingut. Ndërkohë pasuria në total e Fatmira Hajdarit përfshin tre njësi, 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207,400 euro dhe dy makina Mercedez Benz 53 mijë euro dhe 19.800 euro, të cilat nuk janë të deklaruara.

Gjithashtu komisioni ka konstatuar se Hajdarit i është refuzuar viza për në SHBA, gjë të cilën ajo nuk e ka pranuar.