Aktualitet

Nëna e Sokol Olldashit përkujton të birin 7 vite pas vdekjes: Të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë e gjer atë pasdite që të përcolla

Nëna e Sokol Olldashit përkujton të birin 7 vite pas vdekjes:

Bëhen sot 7 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën politikanit të njohur të Partisë Demokratrike, Sokol Olldashi.

Nëna e tij, Kozeta Mamaqi përkujton sot të birin përmes një mesazhi të ndjerë të shpërndarë në rrjetin social “Facebook” ku shkruan se e ka në kujtime të birin që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë mbasdite që e ka përcjellë për në banesën e fundit.

“Sot unë kam vetëm lot, lot malli pafund, dhimbje pafund për ty biri im. 7 vite pritje pafund. Të dua pafund Koli im, kudo qofsh. Unë të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë mbasdite, që të përcolla”, shkruan nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi.

Sokol Olldashi u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.