Aktualitet

U nis për intervistë pune, zhduket vajza shqiptare në Greqi

U nis për intervistë pune, zhduket vajza shqiptare në Greqi

Një 19-vjeçare shqiptare, Artemis Vasilis ka humbur kontaktet me familjen në Greqi dhe është raportuar e zhdukur nga autoritetet greke.

19-vjeçarja është zhdukur prej një jave në zonën e Koropit në rajonin e Atikas në Greqi.

Artemis Vasilis është raportuar e zhdukur nga autoritetet greke pasi familjarët kërkuan ndihmë në polici. Vajza ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të.

U nis për intervistë pune, zhduket vajza shqiptare në Greqi

19-vjeçarja ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.