Aktualitet

U padit nga Meta, pushohet çështja ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani

U padit nga Meta, pushohet çështja ndaj ish-kreut të KED,

Është pushuar çështja ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, i cili ishte paditur nga presidenti Meta. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme.

Meta e bëri kallëzimin e tij në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, dhe e ka akuzuar Dvoranin si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës.

Në një pronocim për mediat Dvorani është shprehur:

“Unë nuk kam përplasje me asnjë institucion, ushtroj detyrën jam gjyqtar. Është jashtë realitet të mendoj që ka përplasje. kush mendon se ka përplasje i ka për vete.

Është e drejta e zotit Meta që të ketë interpretimin e tij. Nuk jam kurrkush ta gjykoj dhe paragjykoj. Janë institucionet ato që vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përkasin një regjimi të kaluar. Gjyqet nuk bëhen në media,”

Tiranapost.al