Aktualitet

U përcoll sot për në banesën e fundit, Veliaj fjalë të ndjera për Kozeta Notin: Kjo flamë e keqe nuk e kurseu as pedagogen unike të qytetit tonë

U përcoll sot për në banesën e fundit, Veliaj fjalë

Vala e dytë e pandemisë Covid-19 në Shqipëri po shkakton gjithnjë e më shumë viktima.

Një prej tyre ishte edhe pdagogia e Italishtes, Kozeta Noti, e cila ishte mjaft aktive në shoqerinë civile. Humbja e saj shkaktoi trishtim tek të afërmit dhe kolegët që postuan në rrjetet sociale.

Sot pdagogia Noti është përcjellë për në banesën e fundit, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në Instagram i dedikon disa fjalë të ndjera.

“Sot u përcoll për në banesën e fundit e mira zysh Kozi – një grua me shpirt të madh, që buronte veç optimizëm, e që studentët & kolegët e Universitetit të Tiranës e donin aq shumë. Kjo flamë e keqe nuk e kurseu as atë, pedagogen unike të qytetit tonë! U prehsh në paqe #KozetaNoti”, shkruan kryebashkiaku.