Aktualitet

U pezullua se gënjeu komisionin, por Apeli kthen në punë gjyqtarin Daci

U pezullua se gënjeu komisionin, por Apeli kthen në punë

Gjykata e Apelit në senacën e sotme ka hequr masën e pezulimit nga detyra të gjyqtarit Luan Daci.

Luan Daci u shkarkua si gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën e Shkallës së Parës dhe SPAK në njoftimin e bërë publik sqaronte se shkak për këtë pezullim u bë fshehja e shkarkimit të tij nga detyra në vitin 1997 dhe fshehjen e punës si gjyqtar në CV e prezantuar në Komisionin e Ad-hoc në 2017-ën.

Por sot Gjykata e Apelit e shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë duk bërë që ai të kthehet në detyrë. Avokatët e tij thanë se prokuroria ka të drejtën për të ankimuar këtë vendim.

Nuk dhanë më shumë detaje por avokatët në përfundim të seancës thanë:

U vendos shfuqizmi i vendimit të shkallës së parë thjesht zoti Daci vazhdon të jetë në detyrë.  Edhe prokuroria tani ka të drejtën e apelimit.

Nuk ishte OMN në seancë. Nuk ishin në sallë. Në dijeninë time nuk kishin as interes. Për shkak të Sekretit Hetimor jemi të kufiziuar, por në një moment tjetër  do keni gjithë informacionin.

Avokati tjetër tha:

Vendimi sot që shfuqizon  tregon moszbatueshmërinë në ligj parimisht të shkallës së parë, nuk është çështja për përgjegjësi penale, parimisht vendimi nuk qëndroi . Kushtetuta përcakton se vetëm mbledhja e gjykatës kushtetuese e jep vendimin. Ky shfuqizim në tërësi, thotë se parimisht nuk ishte i ligjshëm pezullimi.

Por si është historia e Luan Dacit?

Kliko linkun si më poshtë: