Aktualitet

U qëllua me armë. Ndërron jetë 50-vjeçari nga Fushë-Kruja

U qëllua me armë. Ndërron jetë 50-vjeçari nga

Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur paraditen e sotme në Fushë-Krujë, pasi u qëllua me armë në bark nga bashkëfshatari i tij, Klodian Keqi.

Hushi u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Mediat raportojnë se Keqi ka qëlluar në drejtim të Hushit me kallashnikov pasi u konfliktuan për një sipërfaqje me ullinj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 në fshatin Zgërdhesh, Krujë.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.