Aktualitet

U rikthye në vijën e parë edhe pas infektimit, profesor Dhimitër Kraja tregon shqetësimin e tij më të madh

U rikthye në vijën e parë edhe pas infektimit, profesor

Profesor Dhimitër Kraja kishte dalë në pension, por vendosi t`u bashkohej stafeve mjekësore që po luftonin në vijën e parë. Pak ditë më pas u infektua dhe sërish nuk u dorëzua. U rikthye për herë të dytë në front për t`u shërbyer pacientëve dhe për të vazhduar misionin.

Në videon e publikuar këtë mëngjes nga kryeministri Rama, Kraja thekson se e kishte për detyrë dhe nuk e vuri në dyshim për asnjë moment rikthimin e tij.

Ai thekson se askush nuk mbeti pa iu dhënë ndihma tek Infektivi.

Në fund të videos profesori bën apel për të pasur më shumë kujdes. Ai tregon se shikon çdo ditë turma njerëzish, pa maska që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit më shumë seç duhet dhe lutet edhe njëherë për më shumë vigjilencë.


Statusi i Ramës

MIRËMËNGJES?

dhe me këtë dëshmi frymëzuese të profesorit të nderuar Dhimitër Kraja, i cili u rikthye nga pensioni si vullnetar, u infektua dhe pasi e mundi armikun, u rikthye sërish krah kolegëve në frontin e luftës përballë Armikut të Padukshëm, ju uroj një ditë të mbarë?