Aktualitet

U skualifikua dy herë nga gara për Kushtetuesen, Papandile depoziton sërish padi në Apelin Administrativ

U skualifikua dy herë nga gara për Kushtetuesen, Papandile depoziton
Pas përjashtimit për herë të dytë nga gara për vendin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese, Eugen Papandile dorëzon sërish padi në gjykatën administrative kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Herën e parë, Papandile çoi cështjen në Gjykatën e Apelit Administrativ që shfuqizoi vendimin e mëhershëm të Këshillit të Emërimeve për skualifikimin e tij duke e rikthyer në garë.

Katër ditë më parë KED sërish i përjashtoi duke kualifikuar vetëm tre kandidatë. KED deklaroi se kandidati kishte mangësi të një apo disa kushte të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.