U skualifikua nga KED, Apeli rikthen në garë për “Kushtetuesen” gjyqtaren Zhaklina Peto
E Martë 10 Nëntor 2020, 18:19
TiranaPost

Gjykata Administrative e Apelit ka rikthyer në garë për në Gjykatën Kushtetuese kandidaten e skualifikuar, Zhaklina Peto.
Kandidatja Peto u skualifikua nga gara për një vend në Gjykatën Kushtetuese nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Ndërkohë Apeli prishi vendimin e KED të datës 5 tetor, që ndaloi kandidimin e Petos për mosplotësim të kushteve ligjore.
Sipas vendimit të Apelit, KED duhet të rimarrë në shqyrtim kandidaturën e saj.
Të premten Apeli Administrativ rrëzoi vendimin e KED për ndalim kandidimi për Eugen Papandilen.