Aktualitet

U tha se humbi jetën pas një sfide në Tik-Tok, ja çfarë shkruante 13 vjeçari nga Lushnja në rrjete sociale: Jetë pa lidhje, e mbushur me errësirë

U tha se humbi jetën pas një sfide në Tik-Tok, ja

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë në Lushnje, ku një 13-vjeçar u gjet i varur në dhomën e gjumin nga prindërit.

Dyshimet e para ishin se 13-vjeçari humbi jetën përshkak të një sfide në aplikacionin Tik Tok, por duke mbikëqyrur profilin e të miturit ekspertët kanë vërejtur statuse në lidhje me vetminë që i mituri shpërndante.

13-vjeçari shkruante se “vetmi nuk do të thotë të jesh vetëm, por të kesh një zemër të vetmuar”, “jeta ime është mbushur me errësirë, prandaj unë rri në errësirë”.

Ndërkohë në një tjetër video shkruante; “jetë pa lidhje, probleme pa zgjidhje, botë me shumë ngjyra, njerëz me dy fytyra”.

Nisur nga këto shprehje grupi hetimor ka dalë në konkluzion se 13-vjeçari ka kryer një vetëvrasje në kushtet e depresionit.

Edhe pse ende nuk ka një version zyrtar të policisë për ngjarjen, ngga dëshmitë e shokëve të tij mësojmë se i mituri ishte një nxënës shembullor dhe zëvendës senator i klasës dhe ishte një përdorues shumë i rregullt i rrjeteve sociale.

Tiranapost.al