Aktualitet

Udhëtimet në Holandë: Qytetarëve shqiptarë iu njihen vaksinat Sinovac, rregullat për të shkuar atje

Udhëtimet në Holandë: Qytetarëve shqiptarë iu njihen

Një ditë më parë BE njohu zyrtarisht ceritifkatën e vaksinimit të shqiptarëve, me vaksinat e njohura nga EMA. Ndërsa Holanda ka hapur rrugën për të gjithë qytetarët shqiptarë që janë vaksinuar me vaksina që ende nuk njihen nga EMA, si ajo kineze-Sinovac.

Në njoftimin e publikuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, janë listuar llojet e vaksinave që njihen ndërsa janë dhe dy kërkesa të tjera: Testi PCR ose testi antiken i shpejtë, si dhe plotësimi i formularit në këtë adresë: https://www.government.nl/.../vaccine-declaration-covid-19

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës

Të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës duhet të plotësojnë këto tre kushte:

1. Të jenë të vaksinuar me një nga këto vaksina

-Astra Zeneca

-Pfizer

-Johnson & Johnson

-Moderna

-Serume Institute of India

-Sinopharm BIBP

-Sinovac

2. Të paraqesin një test PCR ose antigen të shpejtë

3. Personat e vaksinuar duhet të plotësojnë formularin në linkun e meposhtëm:

https://www.government.nl/.../vaccine-declaration-covid-19

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport.

*Tiranapost.al.