Aktualitet

Udhëtimi drejt Zvicrës dhe Francës i lirë për shqiptarët e vaksinuar me dozat e aprovuara nga EMA

Udhëtimi drejt Zvicrës dhe Francës i lirë për

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” me anë të një deklarate të publikuar në rrjetet sociale njofton se udhëtimi drejt Zvicrës dhe Francës është i lirë për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët janë vaksinuar me dozat e certifikuara nga Agjencia Europiane e Medikamenteve.

Aktualisht, EMA ka certifikuar vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasojë të gjithë qytetarët e vaksinuar me to do të mund të udhëtojnë lirisht. Për të gjithë të tjerët nevojitet një test negativ PCR të kryer jo më pak se 72 orë përpara nisjes.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër ( Përditësim)

Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria:

Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca,

Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Faleminderit për bashkëpunimin

Tiranapost.al