Aktualitet

Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19

Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19

Në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020)
Testime totale 84722
Raste pozitive 13153
Raste të shëruara 7397
Raste Aktive 5381
Humbje jete 375 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 590
Shkodër 381
Elbasan 309
Lezhë 295
Fier 259
Korçë 246
Vlorë 204
Kukës 155
Berat 112
Dibër 96
Gjirokastër 76