Aktualitet

Ulet numri i të infektuarve me Covid, Ministria jep detaje për tre viktimat

Ulet numri i të infektuarve me Covid, Ministria jep detaje për tre

Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 79 persona rezultuan pozitiv me Covid, nga 500 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njofton se, 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani, kanë ndërruar jetën.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ulet numri i të infektuarve me Covid, Ministria jep detaje për tre

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive.