Aktualitet

Ulet sot avioni i parë i 'Air Albania' në Aeroportin e Kukësit

Ulet sot avioni i parë i 'Air Albania' në Aeroportin e

Sot ulet avioni i parë nga Londra në Aeroportin e ri të Kukësit. Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare në Facebook e Aeroportit të Kukësit; Zayed, ku njoftohet se avioni do të ulet në orën 14:00 dhe pasagjerët e parë janë shqiptarë që jetojnë në Londër.

Njoftimi:

'Te nderuar qytetar Shqipetare nga te gjitha trevat dhe nga te gjitha vendet e botes kudo qe jetoni...
Neser me date 18 prill 2021 eshte nje dite e madhe per te gjithe...
Eshte parashikuar qe ne oren 14:00 do te ulet Avioni i pare nga Londra, ne Aeroportin e Kukesit
Jeni te mirepritur te gjithe neser ne Aeroportin nderkombetar te Kukesit
"Aeroporti nuk eshte i Politikaneve dhe as iPartive politike"
Aeroporti dhe shqiperia eshte I Shqipetareve'.

Ulet sot avioni i parë i 'Air Albania' në Aeroportin e

Ulet sot avioni i parë i 'Air Albania' në Aeroportin e

Ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas Aeroporti do të nisë me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që të nisë punën.

Emri e Aeroportit 'Zayed' është vendosur në nderim të emrit të Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, që solli ndihma gjatë kohës së luftës në Kosovë, që qytetarët e të cilëve vinin nga Kukësi drejt qyteteve të tjera shqiptare.

Aeroporti i Kukësit është një premtim i kryeministrit Rama, i cili do të presë emigrantët nga Londa për të cilët thotë se e kanë kritikuar se nuk ka mbajtur premtimin.