Aktualitet

Ultimatum nga Brukseli për listat e kandidatëve? Përkundrazi, koha tregoi se kisha të drejtë për reformën zgjedhore 

Ultimatum nga Brukseli për listat e kandidatëve? Përkundrazi,

Nuk ka pasur asnjë ultimatum nga Brukseli për kandidatët. Kryeministri Rama thotë se u tregua shumë shpejt se ai pati të drejtë për reformën zgjedhore, dhe se ka marrë vlerësimin e Komisionit të Venecias: ndryshe nga çthuhet në botën paralele të fakteve alternative.

Syri Tv: A ndjeni përgjegjësi kur në Bruksel u vendosën ultimatume për listat e kandidatëve? Në takimet në Bruksel ka pasur shqetësim nga Varhelyi se marrëveshja e portit të Durrësit është në shkelje të marrëveshjes së stabilizm asocimit.

Edi Rama:

"Vetëm faktet nuk janë opinione. Opinionet si fakt kanë hyrë së fundmi në shoqërinë njerëzve si rezultat i lajmeve të rreme dhe propagandimit të lajmeve të rreme. Në Bruksel s’kam dëgjuar asnjë ultimatum, përkundrazi, kam dëgjuar vlerësime pozitive për Shqipërinë sic e dëgjuan të gjthë ata shqiptarë që nuk jetojnë në botën paralele të fakteve alternative. Në referencën që ti bëre ka një gabim në objekt, se faktikisht është një referencë e shkruar e stërdiskutuar, e stërkomentuar për një kohë të gjatë kështuqë s`kam dërguar asnjë ultimatum dhe nga ana tjetër më vjen mirë që koha tregoi shpejt në fakt që unë kisha të drejtë për reformën zgjedhore dhe që reforma zgjedhore ka marrë vlerësim maksimal bazuar në opnionin e Komisionit të Venecias krejt kundër botës paralele të fakteve alternative. Nëse ka pasur në Bruksel diçka që ka kërcitur siç kërcet një derë e vjetër në sfodn kur lihet koncert në sallë ka qenë ndërhyrja e koleges tuaj e pavend dhe absolutisht e padobishme për të mos thënë turpëruese për kategorinë e gazetarëve për gjithë ju dhe gjithë ne faktikisht, bazuar në fakte alternative të botës paralele dhe në kontrast turpërues për mua që isha aty me kolegen tjetër nga Maqedonia e Veriut që në atë vend foli për vendin e vet. Nuk i ra vendit të vet me baltë të prodhuar në fabrikat e fakteve paralele të botës alternative. Kështu që po kaq e pavërtetë kaq thellësisht e pavërtetë sa mungesa e një ultimatumi është ajo që dëgjova për portin e Durrësit, as folur as diskutuar. Një gjë e shpikur në Tiranë", tha kryeministri Rama nga Konferenca për Ekonominë.