Aktualitet

Unë shkrepa armën, por vrasja e Sabrinës ndodhi për faj të babait të saj: Publikohet letra me versionin e Elton Metës

Unë shkrepa armën, por vrasja e Sabrinës ndodhi për faj

Katër ditë më parë Elton Metaj i mori jetën ish bashkëshortës së tij, Sabrina Bengaj. Ai u shfaq i penduar ditën e djeshme në Gjykatë kur tha se nuk donte ta vriste. Prokuroria ka zbuluar se ndarja mes çiftit ndodhi pasi Metaj kishte tradhtuar bashkëshorten, por së fundmi në media ka dalë versioni i tij ku pretendon se Sabrina kishte një të dashur dhe se e kishte kapur duke folur në Skype me të dhe në këtë moment e ka qëlluar.

Në një letër ai ka shkruar se kur ka dalë nga spitali i burgut të Zaharisë është takuar me Sabrinën 5 ditë më vonë dhe se kanë fjetur bashkë, madje do riktheheshin. Sipas tij, nëna, vëllai dhe kunata e Sabrinës ishin në dijeni të bashkimit të tyre por ish vjehrri i kërcënonte, madje ruheshin të dy prej tij.

Eltron Metaj pretendon se:

Partizan Bengaj, babai i ish-bashkëshortes e ka kërcënuar disa herë pasi është kthyer nga Greqia dhe për këtë thotë se ka bërë edhe kallëzim në polici.

Në ditën e vrasjes, Elton Meta tregon se ka shkuar në shtëpi dhe ka gjetur Sabrinën duke folur në Skype me të dashurin e saj dhe në këtë moment e ka qëlluar.

Ai e ka pranuar krimin, por fajin ia vë ish vjehrrit të tij. Lexo letrën e plotë:

“Unë Elton Meta me anë të avokatit Kujtim Çakrani dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.

Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve.

Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Kam telefonuar Z. Tonin Vocaj ku kam kërkuar ndihmë. Tonin Vocaj më dha numrin e drejtorit të Policisë, më tha Alfred e quajnë, mbiemrin nuk ia dhe më tha të kërkoj aty ndihmë. Kam shkuar te drejtoria e Policisë për ta takuar. Shkova përsëri te zyra e avokatit për të kërkuar ndihmë. Avokatja që ndodhej në zyrë më tha “Shko në komisariat dhe bëj kallëzim”.

Ndërkohë komunikoja me ish-bashkëshorten dhe më tha që babi ka marrë vesh dhe do të të zhdukë dhe me mua nuk do takohesh sepse unë kam një të dashur tjetër. Të cilin e kam pasur që kur ishim të martuar dhe ai me 10 të tjerë po të ndjek dhe të q** robt ty dhe familjes tënde.

Kjo sjellje e ish-bashkëshortes më habiti pasi i kishim thënë se do të ribashkoheshim dhe do vazhdonim jetën pasi duheshim dhe nuk kishim asnjë konflikt. Pas kësaj ish-vjehrri më shkruan dhe në mesenger duke më lënë takim në Patos në një karburant në hyrje në tij duke më thënë hajde do të zhduk.

Ndërkohë duke parë kushtet e një gjendje emocionale të rënduar kam shkuar te vendi ku kisha fshehur armën, e mora dhe shkova te shtëpia e ish-vjehrrit.

Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin dhe në momentin që më pa mbylli telefonin dhe ndërkohë vjen edhe kunata e cila filloi të qeshte. Pasi kuptova iu bë qejfi që unë e kapa ish bashkëshorten me të dashurin e saj. Ndërkohë ajo më kërkoi të dilnim në oborr duke më thënë se nuk kam më punë me ty. Ndërkohë në atë moment pas asnjë dëshirë për ta ekzekutuar sepse konfliktin e kisha me babain i cili është shkaktar i kësaj tragjedie.Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj".

Letra e publikuar nga ABC News:

Unë shkrepa armën, por vrasja e Sabrinës ndodhi për faj

Unë shkrepa armën, por vrasja e Sabrinës ndodhi për faj

Unë shkrepa armën, por vrasja e Sabrinës ndodhi për faj

Unë shkrepa armën, por vrasja e Sabrinës ndodhi për faj

Unë shkrepa armën, por vrasja e Sabrinës ndodhi për faj

*Tiranapost.al.