Aktualitet

Universitetet do vijojnë Online: Ekspertët e Komitetit Teknik tregojnë arsyet pse nuk do hapen tani

Universitetet do vijojnë Online: Ekspertët e Komitetit Teknik

Javët e fundit është shënuar një rritje e të infektuarve me koronavirus, nga grupmoshat e reja nga 15-vjeç deri në moshën 24 vjeç. Rritja e këtyre rasteve ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të marrë vendimin që të zgjatet afati i zhvilimit të mësimit Online për Universitetet, deri në një njoftim të dytë. Në mbledhjen e Ekspertëve, doktoreshë Silva Bino tha se ka disa arsye, ndër to mbledhja për festat e fundvitit dhe grumbullimet.

Silva Bino:

Vihet re një rritje e numrit të rasteve në grupmoshën 15-24 vjeç, pra tek të rinjtë. Grupmoshë që ka patur një qendrueshmëri gjatë gjithë kësaj kohe, dhe vihet re rrjte në këto javët e fundit dhe që është karakteristikë për këtë periudhë.

Gjatë gjithë kohës së Covid nuk kemi pasur rritje të theksuar të kësaj grupmoshe. Pavarësisht rritjes që vëmë re edhe tek grupmoshat e tjera. Kjo ndoshta lidhet me shumë faktorë, ndoshta dhe me grumbullimet e festave të fundvitit, familjare e të tjera që ata mund të kenë pasur, por që na kërkon të kemi sa më shumë kujdes, se është grupmoshë që frekuenton edhe universitetet dhe shkollat e mesme. Në këtë mënyrë këto masa shpresojmë të mos ndikojnë, por të kemi atë qëndrueshmëri që kemi pasur më para.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u pyet mbi shqetësimin e pedagogëve por edhe studentëve për sezonin e provimeve, ku nuk mund të shkojnë dhe ti japing provimet në klasa.

Manastirliu tha se prezenca fizike e studentëve rrit numrin e infektimeve:

Bino jua shpjegoi me shumë të dhëna shkencore të bazuara për këtë vendim, u përsërit se ky vendim për Universitetet vjen bazuar nga disa të dhëna epidemiologjike, që drejton vëmendjen drejt rritjes së rasteve të reja me të infektuar në moshë të re, kemi indikacion që na çon drejt një vendimmarrje për të kufizuar përhapjen e infektimeve. Kjo tregon se duke patur interaktivitet të grupmoshave të reja do kemi rritje të numrit të infektimeve. Vendimmarrja është në vlerësim, situata është dinamike, vlerësimet merren sipas situatës.

*Tiranapost.al.