Aktualitet

Urgjenca në QSUT funksionon vetëm për rastet emergjente, pacientët e tjerë çohen tek Trauma e Sanatoriumi

Urgjenca në QSUT funksionon vetëm për rastet emergjente,

Pas zjarrit të rënë në katin e parë të urgjencës së QSUT-së , qytetarët tani do të marrin trajtime në Sanatorium apo në spitalin e Traumës.

Mediat raportojnë se po testohen pajisjet imazherike, skaner, rezonancë grafi për të parë nëse funkskionojnë apo janë dëmtuar dhe deri në daljen e një përgjigjeje të gjithë qytetarët nuk do të mund të kryejnë kontrolle të posaçme.

Në urgjencë priten vetem rastet shumë të rënda, ekstreme. Rastet e tjera devijohen tek Trauma dhe Sanatoriumi. Edhe qytetarët që paraqiten vetë në urgjencë orientohen nga stafi për të ikur në spitalet e mësipërme. Gjithashtu edhe mjekët e ugjencës janë dërguar në spitalet e tjera, ndërsa shërbejnë vetëm disa mjekë. Deri në riparim të dëmeve urgjenca do funksionoje kështu.