Aktualitet

Ushqimet dhe ilaçet mund ti porosisësh Online pa dalë nga shtëpia. Ahmetaj u bën një thirrje sipërmarrësve

Ushqimet dhe ilaçet mund ti porosisësh Online pa dalë nga

Për të shmangur daljet nga shtëpia për shkak të grumbullimit të njerëzve dhe pritjeve të gjata në supermarkete, mund të porosisësh online produkte, ushqimore dhe farmaceutike.

Nga studioja e emisiont Opinion, ministri Arben Ahmetaj tha se disa nga kompanitë e kanë këtë opsion, ku ti porosit produktet dhe ti sjellin në shtëpi, por u bëri thirrje sipërmarrëvsve të tjerë që të reklamjnë në televizione shërbimin online ku të tregojnë edhe mënyrën e thjeshtë se si blihet.

Ahmetaj: Qytetarët mund të porosisin online 24 orë: Kështu shmangni radhët, s’keni pse dilni në markete, apo të shkoni tek famacia, jua sjell sipërmarrja, Ju lutem sipërmarrësve të punojnë dhe të reklamojnë në televizione blerjet online dhe të tregonin mënyrën e thjesht të të porositurit, është e lejuar 24 orë.  Pa problem fare, policia është e mirëogranizuar dhe e informuar, pensionistët s’duhet tëë dalin fare, aty ku s’ka ndihmë struktura e ministrisë së mbrojtes dhe bashkisë do i ndihmojnë siç kanë bërë deri tani, nuk ka asryse për panik, jemi përtej nevojave për ushqime, të respektojmë karantinën.se na bën të ulim kurbën .

Ministri Ahmetaj garantoi se për çdo skenar në Shqipëri nuk do të ketë problem më ushqimin: Ka garanci jo vetëm për një muaj e gjysmë por për disa.

Ushqimet dhe ilaçet mund ti porosisësh Online pa dalë nga