Aktualitet

Ushtria dhe policia në Rinas! Priten kontrollorë nga Turqia në mbrëmje në rast nevoje

Ushtria dhe policia në Rinas! Priten kontrollorë nga Turqia në

Vazhdon situata e paprecedentë në Rinas me bojkotin që kanë bërë kontrollorët e kullave të Albcontrol-it.

Në orën 18:30 Ministrja Balluku bëri thirrjen e fundit për ata që do të vendosin të kthehen në detyrë, ndërkohë që ka shtuar se ata që kanë vendosur të jenë “masha” për politikën do të përballen me ligjin dhe se askush nuk do i ndihmojë dot sepse lanë detyrën në sy të të gjithë shqiptarëve.

Ndërkaq në Rinas ka mbërritur policia dhe forca të ushtrisë.

Pritet që të vinë kontrollorë në orët e mbrëmjes nga Turqia për të përballuar punën, pasi priten avionë që duhet të sjellin dozat e vaksinave.

Kontrollorët e quajnë këtë bojkot dhe jo grevë sepse në kontratat e tyre e kanë të ndaluar grevën për arsye sigurie të vendit, dhe detyrës elilare që ata bëjnë.

Për herë te parë në historinë e Aeroport ka ndodhur një ngjarje e tille.

Ajo erdhi për shkak të një problemi tek rrogat ku me anulimin e fluturimeve për shkak të Lockdown, punëtorët e AlbControl punuan me gjysmë orari dhe gjysmë rroge, megjithatë duhet kuptuar se rroga e tyre është tejet e lartë dhe kalon mbi 2000 dollarë edhe me uljen e shkaktuar nga situata e pandemisë.

Ngjarja ka shkaktuar edhe debate politike ku kryeministri Rama ka akuzuar presidentin Meta dhe Sali Berishën për orkestrim të kësaj greve dhe për tentativë që të “marrin peng” shtetin.

Tiranapost.al