Aktualitet

Vajza kishte 2 javë që kishte vdekur, nëna priste që të ringjallej. Dëshmia e vëllait

Vajza kishte 2 javë që kishte vdekur, nëna priste që të

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që u mësua sot në Kombinat, ku nënë dhe bijë janë gjetur të vdekura në banesë, teksa vajza tjetër është në gjendje të rëndë në spital.

Sipas burimeve të TCH bëhet me dije se ato ishin ndjekëse të sektit “Jehovaj” dhe vajza Anisa Josifi kishte dy javë që kishte vdekur, ndërsa nëna e saj Zhaneta Josifi priste që ajo të ringjallej.

Ndërkohë, vajza tjetër e familjes Blerta Josifi është në spital në gjendje të rëndë.

Ishte vëllai i Zhaneta Josifit ai që ka lajmëruar policinë pasi motra e tij nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh dhe as nuk i hapte derën e banesës.

“Nuk kam kontakt prej 3 ditësh me motrën dhe mbesat, që nuk përdigjeshin në telefon”, tha në telefon vëllai i viktimës, sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj.

Përpara grupit hetimor, vëllai i Zhaneta Josifit tha se kishte 3 javë që nuk kishte folur me mbesën Anisën. Motra dhe nëna justifikonin se Anisa nuk mund të fliste në telefon se “ishte në gjumë, gjendej në dhomën tjetër dhe nuk donin që ta zgjonin”.