Aktualitet

Vajza nga Tirana shantazhohet me video intime nga ish-i dashuri dhe kushëriri i tij. Si bashkëpunoi me policinë

Vajza nga Tirana shantazhohet me video intime nga ish-i dashuri dhe

Një vajzë është shantazhuar nga ish-i dashuri dhe kushëriri i tij, se do t’i publikoheshin videot intime nëse nuk jepte një shumë të konsiderueshme parash.

Policia e Tiranës arrestoi Afrim Kurti, ndërsa është shpallur në kërkim Dëfrim Kurti, kushërinj me njëri-tjetrin.

Dëfrimi ka qenë i lidhur me vajzën, të cilës i kishte marrë aparatin e celularit dhe e kërcënonte se do t’i publikonte videot që ndodheshin në të nëse ajo nuk i jepte paratë.

Me ndërmjetësimin e policisë vajza la një pikëtakim për të dorëzuar paratë. Sapo mbërriti te pika e takimit policia vuri në pranga Afrim Kurtin, ndërsa kushëriri i tij u shpall në kërkim.

Dëfrim Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë. Në 2019-n ai u arrestua dhe më pas u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për vrasjen e shoferit të furgonit Arben Gjeci.

Vrasja ndodhi sepse Gjeci kishte lidhje me bashkëshorten e Kurtit, Elida Cani. Pas hetimeve policia zbuloi se vrasjen e kishte kryer vëllai i Elidës, Esat Cani.