Aktualitet

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED shqyrton 3 kandidatura të tjera

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED shqyrton 3 kandidatura të

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e enjte për të shqyrtuar 3 kandidatët e tjerë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Aldona Sylaj, Ardita Buna (Alsula) dhe Shaqir Hasanaj, do të jenë tre kandidatët që do të verifikohen nga KED, për tu vendosur më pas nëse nëse do të lejohen të kndidojnë ose jo për vendin në “Kushtetuese”.

Bëhet me dije po ashtu se është vendosur që gjatë zhvillimet të mbledhjeve të KED-së të marrë pjesë vetem nga një përfaqësues nga secili institucion.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, thërret mbledhjen e tij të radhës ditën e enjte, datë 26.11.2020, ora 14.30, me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:

- Aldona Sylaj.

- Ardita Buna (Alsula).

- Shaqir Hasanaj.

2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020:

- Ardita Buna (Alsula).

3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në kuadër të masave shtesë të për të parandaluar përhapjen e COVID-19, të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e datës 17.11.2020, sipas të cilave ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, nga të ftuarit është kërkuar që, për të siguruar respektimin e këtyre masave, gjatë zhvillimet të mbledhjeve të KED-së të marrë pjesë vetem nga një përfaqësues nga secili institucion.